TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2026, 10:24

Zbardhen detaje nga aksidenti me vdekje në Pogradec, viktima kishte vjedhur automjetin me të cilin po udhëtonte

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga aksidenti me vdekje në Pogradec, viktima kishte vjedhur
Pamje nga aksidenti

Është zbardhur dinamika e aksidentit tragjik të ndodhur pranë fshatit Pojskë, në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku humbi jetën 32-vjeçari Amarildo Islamaj nga Vlora. Nga hetimet ka rezultuar se i riu kishte vjedhur automjetin me të cilin u aksidentua vetëm pak minuta para ngjarjes.

Sipas informacioneve, Islamaj kishte gjetur mjetin të parkuar në fshatin Leshnicë me çelësat të lënë brenda dhe ishte larguar me të. Pak minuta më vonë, ai humbi kontrollin e automjetit dhe u përfshi në aksidentin fatal.

Pavarësisht se u transportua në spital, 32-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, pronari i automjetit kishte denoncuar në Komisariatin e Policisë Pogradec vjedhjen e mjetit. Hetimet e kryera më pas zbuluan se autori i vjedhjes ishte pikërisht Amarildo Islamaj, i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur pak çaste pas marrjes së automjetit. 

 

amarildo islamaj

Lini një Përgjigje