TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 16:29

Zbardhen detaje nga atentati në Shkodër, vritet vëllai i Ibrahim Licit

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga atentati në Shkodër, vritet vëllai i Ibrahim
Ibrahim Lici

Zbardhet identiteti i një prej viktimave nga atentati në Shkodër mesditën e sotme. Ai është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, pranë zonës së ish lapidarit të 5 heronjve.

Dyshohet se 2 persona kanë mbetur të vdekur nga përplasja me armë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. 

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.

Kush është Ibrahim Lici?

Ibrahim Lici ishte një nga më të kërkuarit e policisë. Madje për arrestimin e tij u vendosën shpërblim një shumë e madhe parash, për cilindo që jepte informacion.

Më parë, policia publikoi një listë në lidhje me informacionet me vendndodhjen e pesë personave të shumë kërkuar në Shqipëri, ku një prej tyre është edhe Ibrahim Lici.

I pari në listën e policisë është Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe disa vrasje gjatë viteve të fundit, i dyti është Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje përfshi edhe masakrën e Lushnjes disa vite më parë.

Lista vjon me Jani Aliajn, i akuzuar për të paktën një vrasje; Ibrahim Licin, i akuzuar për disa vrasje në Shkodër, përfshi atë të dy vëllezërve Bilali dhe Erjon Llapushi, i akuzuar për vrasjen e kryekamaerierit të Fish City në Elbasan.

Ibrahim Lici u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikuara belge.

Por, pavarësisht këtyre dy veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptare kanë përcjellë drejt Turqisë një dosje voluminoze me qëllim ekstradimin e tij drejt vendin tonë, ai sërish është lënë i lirë.

 

Lini një Përgjigje