Kronike 7 Dhjetor 2023, 12:36

Zbardhen detaje nga vrasja në Fier, Elton Javori u qëllua sapo zbriti nga makina

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga vrasja në Fier, Elton Javori u qëllua sapo zbriti

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri që ndodhi paraditen e sotme në Fier, ku mbeti i vrarë një 41-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije, se viktimë e kësaj ngjarjeje mbeti Elton Javori. Ai dyshohet se u ekzekutua me një plumb pistolete, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të panjohura.

Mësohet se autor i krimit është shtetasi Agim Gashi, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “16 Prilli”, rreth 100 metra nga shtëpia e tij.

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se vrasja e Elton Javorit në Fier ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas burimeve një nga pistat është një krushqi e prishur. 

Nga dëshmitë e banorëve të zonës mësohet se 41-vjeçari nuk njihej si problematik në zonë e as nuk rezulton me precedentë penalë.

Sipas banorëve, Javori u qëllua sapo zbriti nga makina. Ai mësohet se kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania.

Ndërkohë, në njoftimin e saj për mediat, policia tha se e ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe aktualisht po punon për kapjen e tij. Sakaq, FNSH po ushtron kontrolle në automjete të ndryshme edhe në hyrje të Vlorës.



detaje vrasje fier elton javori makina