TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 16:32

Zbardhen detaje nga vrasja në Lezhë, ndaj biznesmenit u qëllua me 6 plumba; dyshime për hakmarrje

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga vrasja në Lezhë, ndaj biznesmenit u qëllua me
Lokali ku ndodhi vrasja

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Shëngjin, ku një 50-vjeçar u vra me armë zjarri. Një person me motor u fut brenda lokalit dhe qëlloi ndaj Ardian Nikulajt plot 6 herë. Dy prej plumbave goditën në trup duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Policia mësohet se po heton në disa pista, ku dy më kryesoret janë ajo e konflikteve për pronat në Lezhë dhe pista e hakmarrjes. Në vitin 2010, mësohet se 50-vjeçarit i kanë vrarë vëllanë dhe kjo ka bërë që të nisë një përplasje me një tjetër fis.

Ndërkohë emri i tij është lakuar kohët e fundit në politikë. Ai ka kandiduar për deputet në partinë e Tom Doshit, ndërkohë që sot Edi Paloka tha se ai mbështeste kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Lezhë. Polica ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë apo të dhënë për autorin.

vrajs lezhe nikulaj

Lini një Përgjigje