Kronike 2 Maj 2023, 22:37

Zhdukja e dy “të fortëve” të Sarandës, Spartak Koka: Ka mungesë transparence, hetimet po pengohen

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e dy “të fortëve” të Sarandës, Spartak

Gazetari Spartak Koka ka ngritur dyshime sa i takon hetimit për zhdukjen e “Koçoles” dhe Fatmir Sulovarit, pasi sipas tij e gjithë ngjarja duhet të ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në qytetin e Sarandës, por ende s’ka asgjë.

Në një intervistë për emision “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se mungesa e transparencës që po i bëhet familjarëve është e padrejtë dhe se hetimet e zhdukjes së “dy të fortëve” të Sarandës po pengohen.

Kamerat në Bashkinë e Sarandës nuk kishin punuar në gjithë atë periudhë pasi nuk ishte paguar interneti nga an e Bashkisë. Megjithëse Saranda është e monitoruar dhe po ta shikosh me sy ka shumë kamera të vendosura, atëherë paradoksalisht na del që kamerat të cilat taksapaguesit paguajnë, nuk kanë regjistruar. Për çfarë shërbejnë këto kamera? Kamerat të cilat janë vendosur në kryqëzimin e rrugës nga Ksamili në rrugën që të çon në zonën e Çukës ku 200 metra më tutje është lënë e parkuar në mënyrë të çrregullt makina. Atëherë kush i ka këto kamera? Janë kamera të një rezolucioni shumë të lartë dhe janë të vendosura në të njëjtën shtyllë që kanë pamje të plotë 360 gradë. Kush i administron këto kamera? Kush i disponon? Të kesh një lloj mungese transparence, jo me ne [gazetarët], por me familjarët, unë besoj se është e tepërt”, u shpreh Koka.

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

zhdukja të rinjve sarandë hetimet