
Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka reaguar ashpër për nismën e qeverisë me qëllim shkrirjen e këtij institucioni.
Në një deklaratë për mediat, akademiku Luan Përzhita ka thënë se një vendim i tillë është në kundërshtim me rregullat. Ai tha se vendimi ende nuk është fakt i kryer dhe se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për mos ta lejuar diçka të tillë.
“Në dijeninë time nuk mund të ndërpritet vijimësia e punës së rektorit, vetëm në raste të jashtëzakonshme. Për një normalitet, kjo është në kundërshtim me rregullat. Nuk jemi përpara një fakti të kryer, jemi në procedurë, pasi Këshilli i Ministrave ende nuk ka vendosur. Ne mendojmë se nuk ka humbur arsyeja. Ne punojmë në këtë fushë për të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë”, është shprehur Përzhita.
Ai tha se në projektvendim ka një tendencë e cila nuk dihet kujt i shërben dhe në rast të miratimit atëherë nuk do të ketë më Studime Albanalogjike. Në një shkresë të firmosur nga rektori, Luan Përzhita, kërkohet anulimi i këtij projektvendimi me argumentimin se shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri si dhe vetë ligjin për Akademinë e Shkencave.
Kritike ishte edhe studiuesja Ledi Shamku: "Ne jemi institucioni i vetëm që të formojmë albanologë të nesërm, me dërgimin e këtij institucioni pranë Akademisë së Shkencave mundësia e formimit nga këto burime njerëzore shuhet, e ky institucion do prodhojë ose mësues, ose pellazgologë të rinj, a thua se nuk na mjaftonin të vjetrit”.
Në një shkresë të firmosur nga rektori, Luan Përzhita, kërkohet anulimi i këtij projektvendimi me argumentimin se shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri si dhe vetë ligjin për Akademinë e Shkencave.
Lini një Përgjigje