TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Maj 2023, 11:21

Ndarja nga jeta e Tina Turner, Shtëpia e Bardhë dhe kryeministri Rama mesazhe ngushëllimi

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Tina Turner, Shtëpia e Bardhë dhe kryeministri Rama

Humbja e ‘legjendës së rock&rollit’, Tina Turner, bëri që një valë mesazhesh ngushëlluese të vijnë nga mbarë bota, duke përfshirë edhe lëmin e politikës.

Për ndarjen nga jeta të artistes ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate.

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre e përshkroi vdekjen e këngëtares si “lajm tepër të trishtuar”.

Ajo tha se vdekja e Turner ishte një humbje e madhe për komunitetin që e donte atë dhe për industrinë e muzikës.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me vdekjen e Turner sonte toka është më e varfër e qielli më i shndritshëm.

““You’re simply the best, better than all the rest…”. Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm. Pusho në paqe”, ka shkruar Rama në Facebook.

tina turner shtepia e bardhe edi rama

Lini një Përgjigje