Kulture27 Nëntor 2023, 08:58

Aktori shkodran: Nuk pendohem që nuk e takova Zef Dedën në këto 20 vite!

Shkruar nga Pamfleti
Aktori shkodran: Nuk pendohem që nuk e takova Zef Dedën në
Zef Deda

Aktori Sandër Ruçi është shprehur se nuk është penduar që nuk e ka takuar Zef Dedën, edhe pse tha se e kishte ditur që kishte qenë i sëmurë.

 Ruçi tha se ka karakter të vështirë dhe nëse do të donte ta kishte takuar Zef Dedën, do të kishte shkuar ta takonte.

Ishemia ka bërë punën e vetë, goditjet kanë qenë të njëpasnjëshme… E kam dit që ka qenë i sëmur, por unë jo se nuk jam interesuar, por nuk kam shkuar ta shikoj. Për të mos qenë hipokrit nuk më vjen keq që nuk kam shkuar ta shikoj, sepse nëse do të më kishte ardhur, do të kisha shkuar.

Unë e kam një fije karakteri të vështirë. Nuk kam qejf që duke qenë në këmbë, duke qenë gjallë… Jam më i vjetri sot për sot pas Zylyha Milotit në skenë prej atyre që kanë mbetur gjallë. Unë skam ardhur për të dhënë llogari”, është shprehur Ruçi në Euronews.