TAGS-AT E JAVËS

Kulture20 Korrik 2025, 15:51

Bëri të famshme Sharon Stone, filmi ikonik ‘Basic Instict’ mund të ketë Margot Robbie si protagoniste këtë herë

Shkruar nga Pamfleti

Bëri të famshme Sharon Stone, filmi ikonik ‘Basic Instict’

Margot Robbie është përfolur si një nga favoritët për të luajtur Catherine Tramell në ribërjen e filmit legjendar Basic Instinct, që rikthehet pas më shumë se 30 vitesh.

Amazon MGM Studios ka siguruar të drejtat për trillerin erotik që tronditi kinemanë në 1992. Skenaristi origjinal, Joe Eszterhas, është rikthyer me një marrëveshje prej 4 milionë dollarësh dhe ka premtuar “një përvojë të egër dhe orgazmike”.

Në garë janë edhe emra si Florence Pugh, Sydney Sweeney, Anya Taylor-Joy dhe Ana de Armas, por Robbie ka marrë mbështetjen edhe nga vetë Sharon Stone.

Ky mund të jetë roli më i guximshëm që ajo ka marrë ndonjëherë.

basic instict margot robbie

Lini një Përgjigje