Ceremonia hapëse e Eurovision Song Contest 2026 ka sjellë atmosferë festive dhe emocione për fansat e muzikës europiane, ndërsa artistët përfaqësues të 35 shteteve parakaluan në tapetin e kaltër, duke shënuar nisjen zyrtare të javës së festivalit.
Shqipëria u përfaqësua nga Alis Kallaci, i cili mori vëmendjen e mediave dhe publikut me paraqitjen e tij në eventin që po zhvillohet në Vjenë.
Gjatë intervistave për mediat e huaja, artisti foli për këngën “Nan”, një projekt muzikor me ngarkesë emocionale që ndërthur elementët tradicionalë shqiptarë me tinguj modernë.
Përfaqësimi i Shqipërisë këtë vit vjen pas fitores së Alis Kallacit në Festivali i Këngës në RTSH, ku ai siguroi biletën drejt Eurovision-it me këngën fituese “Nan”. Pas triumfit, artisti ishte shprehur:
“Do bëj maksimumin tim në Eurovizion. Do jap shpirtin.”
Kënga është pritur pozitivisht si nga publiku shqiptar, ashtu edhe nga fansat ndërkombëtarë të Eurovision-it, të cilët e kanë konsideruar një nga prurjet më autentike të këtij edicioni jubilar, që shënon 70-vjetorin e festivalit europian të muzikës.
Në garën e këtij viti marrin pjesë 35 shtete, ndërsa organizatorët kanë premtuar një spektakël të madh muzikor dhe konkurrencë të fortë artistike. Shqipëria synon finalen e madhe me performancën e Alis Kallacit, e cila pritet të sjellë në skenë një kombinim të traditës shqiptare me frymën moderne europiane.
Veshtiresi te medha ka kaluar vjet grupi organizator i festivalit qe nxorri Alis, Elhaida Dani, Redi Treni, Olti Curri perplasje te vazhdueshme dhe te forta me nje injorante si Eni Vasili qe nuk e kuptonte cdo te thote Festival dhe qe kujtonte se ishte Open. Alis meriton me te miren ne kete Eurovizion, pavaresisht prezences butaforike te Vasilit prane nje produkti qe e ka penguar dhe luftuar. Hipokrizia, paftyresia dhe arroganca e drejtoreshes nuk njeh kufi.
Po Zefinen qe dha doreheqjen se nuk punonte dot me injoranten pse e harrove?!