
Në kafenenë ku ka punuar Liridona Ademaj në Suedi, janë ndezur qirinj në nderim të saj pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë para disa ditësh.
Deputeti suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e ndjera Liridona Ademaj në Suedi, nga ku dhe shprehu ngushëllime duke theksuar se e reja nga Kosova ishte person i mrekullueshëm.
“Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi. Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”, shkruan ai në platformën X.
Naim Murseli, i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin.
Lini një Përgjigje