
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para konferencës “COP28” e cila u mbajt në Dubai.
Osmani shprehet se është gjithmonë kënaqësi takimi me presidenten e KE-së ndërsa zbulon se kanë diskutuar për hapat që duhet të ndërmerren për të sjellë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.
“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula vonder Leyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkruan Osmani.
Presidentja e Kosovës gjithashtu është takuar me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, gjatë konferencës “COP28”.
Osmani tha se biseduan për forcimin e lidhjeve në mes Kosovës dhe Sllovenisë.
“Një njohje e mirë me Presidentin Nataša Pirc Musar në COP28. Një bisedë e mirë për zhvillimet e fundit dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar lidhjet Kosovë-Slloveni”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Always a great pleasure to meet @EU_Commission President @vonderleyen and discuss how we can bring the Republic of Kosovo closer to the EU. ???????????????? pic.twitter.com/w4OPts7VCR
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 3, 2023
Lini një Përgjigje