TAGS-AT E JAVËS

Kulture29 Korrik 2025, 17:56

Komedia qe theu rekorde shikueshmërie, artistët e "Pallati 176" kujtojnë si e realizuan

Shkruar nga Pamfleti

Komedia qe theu rekorde shikueshmërie, artistët e "Pallati

Në kinemanë verore të Arkivit të Shtetit është rikthyer për publikun një nga komeditë më të dashura të skenës shqiptare, “Pallati 176”. Në këtë shfaqje të veçantë morën pjesë edhe disa nga aktorët që kanë interpretuar në këtë vepër ikonike, e cila prej dekadash gëzon vlerësimin e publikut.

E luajtur mbi 450 herë në skenë, komedia nisi si një punë diplome në Akademinë e Arteve dhe u kthye në një nga prodhimet më të suksesshme të teatrit shqiptar. Përmes batutave të natyrshme dhe situatave komike, ajo trajton realitetin shoqëror të viteve ’80, marrëdhëniet familjare, paragjykimet dhe ngërçet në komunikim.

Pallati 176 u shkrua nga Adelina Balashi, që sot është emigrante në Greqi, por që pa diskutim është emri që bëri bashkë artistë të jashtëzakonshëm të skenës teatrale dikur. 

Kasti i aktorëve, mes të cilëve Violeta Manushi dhe Roland Trebicka, ka luajtur një rol kyç në suksesin e shfaqjes, që edhe sot vazhdon të ngjallë emocione. Në mungesë të disa prej emrave të mëdhenj të saj, kolegët e pranishëm i nderuan me kujtime e respekt.

“Respekt i jashtëzakonshëm për kolegët tanë që me dashuri dhe përkushtim të madh e vunë në skenë atë pjesë të thjeshtë, si nga regjisorët dhe kolegët e mi. Sot kemi mbetur pak, jam unë, nëna e djalit, është djali dhe nusja.  Më bëhet qejfi që vitet kanë kaluar dhe ‘Pallati 176’ mbetet në vëmendjen tuaj. Ne ju kemi dhënë emocione por jeni ju që e bërë po aq të suksesshme me mbështetjen tuaj”, tha aktorja e njohur Elida Janushi.

Një prej arsyeve pse shfaqja duket se gjeti më shumë publik, ishte thjeshtësia dhe mënjanimi i mesazheve politike që mbizotëronin artin e kohës. Publiku, duke se ka qenë i etur për një shfaqje pa praninë e lodhshme të partisë, Enverit e direktivave të  komitetit.

“Kur po punonim me ‘Pallatin 176’, Ilir Bezhani më tha që kjo do të ishte një shfaqje që do mbushte teatrin. Atëherë mendova se po e tepronte, por sot e di që jo vetëm që kishte të drejtë, por kjo i kaloi parashikimet e të gjithëve. Është kthyer në një kult. Mua ende më thërrasin Elsa dhe ndihem mirë sepse e di që më lidhin me personazhin”, tha Alikaj.

Lini një Përgjigje