Kulture 2 Korrik 2023, 19:43

Manovrat e dyshimta të Margaritit, 3 institucione të kulturës pa drejtorë

Shkruar nga Pamfleti

Manovrat e dyshimta të Margaritit, 3 institucione të kulturës pa

Eduart Makri, nuk do të drejtojë më Qendrën Kombëtare Kinematografike. Me vendim të Këshillit të Ministrave ai u lirua nga detyra të enjten, duke mbyllur kështu mandatin e tij 4 vjeçar. Por ky nuk është i vetmi institucion pa drejtues.

Edhe Galeria Kombëtare e Artit vazhdon të qëndrojë pa titullar qysh kur Erzen Shkollolli, mbylli mandatin e tij katër vjeçar në Nëntor të 2021 dhe nuk shprehu ambicie për ta vazhduar më tej.

Kjo kohë e gjen edhe Muzeun Historik Kombëtar, pa drejtor, që nga dorëheqja nga detyra i Dorian Koçit, që për 6 vite e drejtori muzeun më të madh të vendit si i komanduar.

Ndonëse me largimin e Koçit, pati një thirrje të hapur për aplikime ajo u mbyll pa nxjerrë një drejtues të ri. Mësohet se drejtorët e ri të këtyre institucioneve nuk do të zgjidhen pa u përfunduar më parë punimet për restaurimin e godinave.

Ndërkohë Muzeu dhe Galeria e Arteve po drejtohen nga Entela Çipa, e caktuar si e komanduar. Ndërsa për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, shumë shpejt do të ketë një garë edhe pse ende nuk është shpallur një afat. /Klan

margariti drejtore