TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 16:51

Flakët "pushtojnë" kodrën mbi tunelin e Vlorës, rrezikohen banesat

Shkruar nga Pamfleti

Flakët "pushtojnë" kodrën mbi tunelin e Vlorës,

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mesditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës, duke shkaktuar alarm pasi flakët iu afruan banesave.

I favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri u përhap me shpejtësi në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, duke rrezikuar për disa momente zonën e banuar.

Menjëherë në vendngjarje u angazhuan shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave.

Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit vijon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur riaktivizimin e vatrës dhe çdo rrezik të mëtejshëm.

zjarr vlore

Lini një Përgjigje