TAGS-AT E JAVËS

Kulture31 Tetor 2023, 13:40

Mimoza Ahmeti: Iu luta një grupi kosovar për një koncert, por më refuzuan për çështje stili

Shkruar nga Pamfleti

Mimoza Ahmeti: Iu luta një grupi kosovar për një koncert, por

Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin më të ri ‘E diela jonë’. Ahmeti nuk e priste që gjatë emisionit këngëtaret të luanin LIVE këngët e saj me bandën muzikore, momente këto që i dhanë shumë emocione e përlotje. Mimoza i tregoi Ermalit se nuk e kishte menduar se këngët e saj do luheshin aq bukur nga banda dhe zërat e programit dhe se emocionet për të ishin aq të veçanta.

Duke mbetur tek muzika e saj, Ahmeti tregoi se kishte planifikuar një koncert por projekti ka mbetur peng për shkak të financave. Por si e gjen Ahmeti sot muzikën tonë? Tregon se ka shumë emra si Era Istrefi , Nrg Band apo Dafina Zeqiri që ndjek me kënaqësi ndërsa flet edhe për Eurovizionin:

‘Në Eurovizion më tepër fiton spektakli se kënga. Por Eurosong është një stimul i madh për të çarë në Evropë. Përpara disa vitesh iu luta një grupi kosovar për një bashkëpunim dhe më refuzoi duke më thënë që kam stilin tim. Kjo është gjë e mirë që secili të ketë stilin e vet.’

Ç’ndodh me jetën e saj private? Ç’formë kanë dashuritë e saj sot?

‘Njeriu shumë herë e gjen veten me një mace, me një qen, sesa me një njeri. Unë kam një mace dhe jetoj me një njeri që është i sëmurë dhe është lufta me kë do rri maçoku. Maçoku ka marrë shumë nga dashuria që duhet t’i jepnim njëri-tjetrit.’, vijoi Ahmeti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

mimoza ahmeti stili macja

Lini një Përgjigje