
Komediani australian Barry Humphries, i njohur për personazhin e tij komik Dame Edna Everage, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
Ai ishte në spital në Sidnej pasi pësoi komplikime pas operacionit në kofshë në muajin mars.
Krijimi më i famshëm i Humphries u bë hit në vitet 1970. Vdekja e tij solli shumë reagime, ku njerëz të artit dhe politikës shprehën ngushëllime.
"Një zgjuarsi e madhe, satirist, shkrimtar dhe absolutisht i veçantë", tha kryeminsitri australian Albanese.
Në një deklaratë, familja e tij e kujtoi atë si "peronin që ishte vetvetja deri në fund, duke mos e humbur kurrë mendjen e tij brilante, zgjuarsinë e tij unike dhe bujarinë e shpirtit".

Lini një Përgjigje