Kulture17 Prill 2023, 15:59

Ermonela Jaho e zhgënjyer: Erdha të jap mësim, por nuk pashë në sallë asnjë pedagog e student vendas

Shkruar nga Pamfleti

Ermonela Jaho e zhgënjyer: Erdha të jap mësim, por nuk pashë

Sopranoja Ermonela Jaho ka mbetur e zhgënjyer nga rikthimi i saj në Tiranë. Ajo vendosi që t’u japë mësim në Teatrin e Operas artistëve të rinj, por është përballur me një sallë me pak veta ku nuk kishte asnjë fytyrë të njohur.  Asnjë pedagog i pranishëm dhe studentë të ardhur nga jashtë e bëjnë atë të pohojë se nuk ka ardhur të luftojë askënd.

Unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët”, thotë ajo.

Sopranoja Jaho këmbëngul për nevojën e shkëmbimit të përvojës. Pa dashur të imponohet, dhe pa u dorëzuar, ajo jep një mesazh të qartë përmes luftës  personale për të arritur ku është.

Nuk është personale. Unë vij këtu me një dashuri të pakushtëzuar sepse vë veten në vendin e këtyre artistëve. Dhe t’u jepet një shpresë sepse është e trishtë kur dëgjon që kanë studiuar 10 apo 15 vite dhe nuk janë të konkurueshëm me botën. Shkolla jonë të jep diçka mua më ka dhënë diçka, më vonë unë e kam mësuar me luftë e me torturë, me një sakrificë të madhe kam dalë jashtë ta marr dhe këtë përvojë është detyrimi ynë si artistë ta sjellim këtu. Sepse kemi talente e zëra të bukur, por nuk kanë disiplinë e nuk janë të konkurueshëm. Të paktën të dish e të jesh në gjendje teknike të këndosh një opera 3 orëshe”, u shpreh ajo.

jaho opera