TAGS-AT E JAVËS

Kulture23 Prill 2025, 11:33

“The Bodyguard” do të riprodhohet, kush do të 'zërë vendin' e Whitney Houston në filmin ikonik?

Shkruar nga Pamfleti

“The Bodyguard” do të riprodhohet, kush do të

Filmi i famshëm “The Bodyguard”, me protagonistë Whitney Houston dhe Kevin Kosnter, do të rikthehet me një version të ri.

Fillimisht u përfol se roli i Rachel Marron do t’i besohej këngëtares Taylor Swift, për shkak të lidhjes së saj me regjisorin Sam Wrench, i cili drejtoi dokumentarin “Eras Tour”.

Megjithatë, burime për Daily Mail bëjnë me dije se producentët e Warner Bros po e shohin Kim Kardashian si opsionin kryesor. Madje, thuhet se skenari është përshtatur për të dhe janë zhvilluar disa takime paraprake.

“Kim është një nga njerëzit më të njohur në botë. Ajo do të ishte perfekte për këtë rol dhe është shumë e entuziazmuar,” tha burimi.

“The Bodyguard” (1992) u bë një sukses botëror, duke fituar mbi 400 milionë euro dhe duke shitur mbi 50 milionë kopje të kolonës zanore, që fitoi çmimin Grammy për albumin e vitit në 1994.

“The Bodyguard” do të riprodhohet, kush do të

the bodyguard

Lini një Përgjigje