TAGS-AT E JAVËS

Live24 Qershor 2026, 18:30

E shpalli armik! Dritan Goxhaj i përgjigjet Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Njeriu i momentit! Të tillë e bëri Kryeministri Edi Rama, Dritan Goxhajn. Pse u sulmua veterani i UÇK-së vetëm sepse përsëriti kërkesat e protestuesve (që ishin lexuar edhe nga të tjerë më herët në protestë)? Çfarë fshihet pas këtij sulmi, është vërtet Goxhaj, apo të tjera fronte... (SPAK, gjermanët etj.)?

A po projektohet Dritan Goxhaj si antipodi i Edi Ramës dhe i gjithë establishmentit, si produkt i kësaj proteste? Deri ku shkon ambicia e tij? Po protesta që ka nisur prej 3 javësh, edhe sa do të rezistojë? A do t’i arrijë qëllimet e saj?

A do të dorëzohet Edi Rama? Kush është 'koka' e kësaj proteste? Pse ka mister dhe konspiracion në këtë drejtim? Pse dhe çfarë presin protestuesit nga SPAK dhe ndërkombëtarët? Reagimet e kryeministrit dhe psikika e pushtetit të gjatë e pa limit... Pse sulmet e Edi Ramës mbërritën deri në Kosovë, Maqedoni etj...?! Na ndiqni sonte në 'Të Pashoq', ora 19:00... i ftuar Dritan Goxhaj!

 

 

goxhaj rama

Lini një Përgjigje

Live