
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi – për të festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.
Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.
Presidenti i Republikës falënderoi fëmijët e ardhur nga të gjitha trevat dhe iu uroi Gëzuar 1 Qershorin.
“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë bashkë me Armandën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë!
Të festojmë së bashku për fëmijët tanë!
Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve!
Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij!
U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi.
Një përqafim për të gjithë!”, tha Bajram Begaj.
Lini një Përgjigje