TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2025, 21:23

“Berisha, makinë e vjetër politike", Dashnor Sula: Ja pse PD humbi thellë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha, makinë e vjetër politike", Dashnor Sula: Ja pse

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai ka analizuar arsyen pse Partia Demokratike doli e humbur nga zgjedhjet e 11 majit.

“Lideri ka peshë specifike të madhe. Ai e ka provuar 3-4 herë, tani u bë Rama politikan i vjetër nuk mund ta zëvendësosh me një makinë më të vjetër akoma”, tha ai.

Dashnor Sula u la jashtë listave të Partisë Demokratike për kandidatë për deputet dhe që prej atij momenti është larguar edhe nga partia. I pyetur nëse do donte të rikthehej në Partinë Demokratike, ish-deputeti u përgjigj në mënyrë kategorike me “Jo”.

“Unë atë prag nuk e kaloj. Sa të jetë Berisha nuk shkoj. S’ka vend për mua aty! Ma ka mbyll derën baba. Në një vend kur nuk të dëgjojnë dhe nuk të pranojnë, unë nuk trokas në derë, prandaj jam jashtë”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje