TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2025, 12:33

11 maji, Berisha thirrje diasporës: Vulosni me votën tuaj largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Berisha thirrje diasporës: Vulosni me votën tuaj largimin e

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë një takimi elektoral me shqiptarët e Selanikut, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, tha se diaspora do të firmosë përmbysjen e narkoshtetit dhe fitoren e demokracisë.

Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve që të votojnë dhe të firmosin me votën e tyre për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve.

Të firmosni miq, për t’i rikthyer rininë kombit shqiptar. Të firmosni, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga katastrofa e cila po rrokulliset.

Firmosni, për të vendosur demokracinë që askush të mos mendojë ndonjëherë për të marrë mandate politike deputetëve, kryebashkiakëve, për të arrestuar liderët e opozitës për të marrë mandatet për vete.

Në Shqipëri, 12 vite, nuk po ju flas se, ju e njihni se ku ishte Shqipëria e varfër. Por ama, në vitin 2013, kur u dorëzuan çelësat, shqiptarët, me ato rroga të ulëta, por ishin më të lartat në rajon, me pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon. Shqiptarët, nuk po pakësoheshin, por përkundrazi, 180 mijë qytetarë shqiptarë nga diaspora dhe emigracioni po ktheheshin dhe u kthyen. Numri i shqiptarëve në Shqipëri po rritej çdo vit.

Pra, kombi kishte rini. Pra, kombi kishte ëndërr. Se pa rini, as ka ëndërr, as nuk ka të ardhme.

Si ndodhi, miqtë e mi, ky dëbim masiv i shqiptarëve nga Shqipëria?

Dy rrugë.

E para, më kujtohet kur dilte i biri i xhelatit. i them kështu, sepse i ati i tij, ka firmosur varjen në litar të Havzi Nelës. i ati i tij ishte skulptor.

Pra, në aparencë njeri i artit. Por, ky njeri i artit firmosi varjen në litar të një njeriu të pozesë dhe letrave, vetëm e vetëm se me poezitë e tij sulmonte regjimin të cilit i shërbente.

Ky pasardhës i tij, mos e harroni, dilte nga ekrani në ekran, me hukura në dorë. U tregonte shqiptarëve hekurat. Cilët shqiptarevë? Atyre që nuk kishin paguar faturën e energjisë elektrike, atyre që nuk kishin paguar ujin. Po ato ishin çështje civile.

Asnjë njeri në botë nuk i zgjidh me hekura. Çështjet civile zgjidhen me çështje civile.

Dhe ky, burgosi 37 mijë shqiptarë vitin e dytë të qeverisjes së tij. Enver Hoxha ka burgosur me statistika, gjithësej 17 mijë shqiptarë, në një vit.

Rrafshoi rrugica të tëra, biznese e banesa e çdo gjë. Ikni i tha, nisuni. Shqipëria nuk është për ju. Dhe pastaj, këta njerëz që merrnin rroga dhe pensione më të larta, këta po bëhen çdo vit e më të varfër.

Po si mundet?

Po. Çmimet rriteshin, rrogat nuk rriteshin. Çmimet rriteshin, pensionet nuk rriteshin.

Sofra pakësohej, dhe prindërit, gjyshërit tuaj, detyroheshin t’u thoshin: djem, vajza, paçit fatin tuaj, merrni rrugët, se këtu nuk ka më. Dhe kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje