TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 10:28

110-vjetori i Gjykatës së Lartë, Yuri Kim: Gjyqësori të veprojë i ndarë nga politika, pandëshkueshmërisë t’i jepet fund

Shkruar nga Pamfleti
110-vjetori i Gjykatës së Lartë, Yuri Kim: Gjyqësori të
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim

"SHBA nuk ka për të ndryshuar dhe do e mbështesë reformën në drejtësi edhe pse do të ndryshohet ambasadori."

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri ka folur për rëndësinë që ka reforma në sistemin e drejtësisë, nga ku bëri thirrje që vendimet gjyqësore të jepen në kohë e të mos vonohen.

Sipas saj thelbi i suksesit të gjyqësorit është që ky sistem të veprojë i ndarë nga politika.

Më tej ambasadorja u shpreh se SHBA nuk ka për të ndryshuar dhe do e mbështesë reformën në drejtësi edhe pse do të ndryshohet ambasadori.

"Shqiptarët duan drejtësi dhe  mundësi të barabarta, një arsye për të qëndruar në këtë vend. Reforma në drejtësi po jep rezultat. Gjykata e Lartë duhet të plotësohet sa më shpejt me tre anëtarët e fundit. Drejtësia duhet dhënë në kohë dhe populli shqiptar e meriton këtë. Kundërshtarët e reformës në drejtësi duan që ajo të dështojë, dhe kjo është një shenjë që reforma po funksionin vërtet. Në fund i përket Shqipërisë ta çojë para reformën.

Themeli i reformës është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik. SHBA mbështet Shqipërinë dhe ky vend ecën përpara drejt integrimit. Ka kaluar mbi tre vite dhe është koha për një ambasador të ri. SHBA nuk ka për të ndryshuar dhe do e mbështesë reformën në drejtësi edhe pse do të ndryshohet ambasadori. Shpresoj që ju do të kuptoni se kur SHBA flet për reformën këmbëngul që të bëhet mirë,  sepse ne e dimë që ka gjëra më të mëdha për Shqipërinë. Askush nuk është mbi ligjin.", tha ambasadorja Yuri Kim.

Sipas ambasadores së SHBA-së, Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj, por ajo theksoi se shumë kundërshtarë duan që ajo të dështojë.

“Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë pasi po shohin që ajo funksionon. Duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri. Kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërtetë por trego sa e rëndësishme është që të gjithë ne së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA, BE dhe gjithë vendet partnere të qëndrojnë të përkushtuar ndaj kësaj detyre.”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim. 

110-vjetori i gjykatës së lartë yuri kim

Lini një Përgjigje