
Kryetari i komanduari Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u është drejtuar sot qytetarëve me një video mesazh, ku nuk ka kursyer sulmet dhe akuzat ndaj Berishës.
Sipas tij, fushata e bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, është një përpjekje e binomit Berisha-Meta për të marrë në dorë monopolin e një opozite që nuk i hapen dyert në Perëndim.
“Në fushatën elektorale më historike në jetën 33-vjeçare të PD kam përgjegjësinë e nderit t’i prij asaj drejt ringritjes si alternativa e vete perëndimore, euroatlantike dhe atdhetare e qendrës së djathtë në Shqipëri.
Po, atdhetarizmi e euroatlantizmi janë një binom. Kemi bërë këtë zgjedhje që është e vetmja e duhur dhe e drejtë. Në PD nuk mund të fitojë alternativa jo perëndimore. Ka 3 fushata në vend sot, njëra e Ramës dhe PD për të çimentuar korrupsionin në sistem, tjetra e Berishës në aleancë me Metën për të zhdukur PD perëndimore e për të marrë ata monopolin e një opozite që nuk i hapet asnjë derë në Perëndim.
Fushata e tretë është ajo e PD, dinjitoze, plot thelb e vizion, jemi propozimi i alternativa e vetme e së djathtës moderne që sheh nga e ardhmja.
U bëj thirrje njerëzve të lirë në këtë vend. Jepuni votën tuaj PD dhe kandidatëve të saj më 14 maj.
Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje!”, shprehet Alibeaj.
Një ditë më parë ai hapi fushatën elektorale dhe nuk kurseu sulmet dhe akuzat ndaj Berishës. Ai e akuzoi atë si bashkëpunëtor me Ramën, teksa foli dhe për ndarje parsh mes tyre.
Lini një Përgjigje