TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 11:00

14 Maji/ Kreshnik Spahiu: Berisha po bën më shumë fushatë kundër SHBA, sesa kundër PS

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji/ Kreshnik Spahiu: Berisha po bën më shumë fushatë

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ish-kryeministri Sali Berisha po bën fushatë kundër SHBA-së në këto zgjedhje dhe jo kundër kundërshtarëve të tij politik që është Partia Socialiste.

Spahiu theksoi se Berisha më shumë flet ashpër  kundër ambasadores amerikane Yuri Kim sesa kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndër të tjera ai shtoi se çdo slogan kundër SHBA është një mesazh i qartë anti-shqiptar.

“Unë nuk e kuptoj nëse Berisha e Meta kanë sfidë për të larguar Yuri Kim apo kanë sfidë për të larguar  Erion Veliajn. Berisha zhvillon fushatë elektorale më shumë kundër SHBA sesa kundër socialistëve. Në çdo ligjeratë të tij, artikulimi i tij kundër SHBA është më i fortë, më agresiv e më i ashpër sesa kundër socialistëve.

Aq rëndë është situata në Shqipëri, sa disa individë që janë të dhjerë deri në grykë, duan të vishen në petkun e sovranitetit. Po si mund të jesh sovran kur i ke hequr të mbathurat Shqipërisë, e ke bërë  Shqipërinë një vend që është pa avion, pa tren, pa tanke, pa armatime, ke hapur depot. Për ça sovraniteti mund të flasin këta njerëz? Shqipëria dhe Kosova e humbasin sovranitetin për 24 orë nëse nuk kanë SHBA dhe Perëndimin, aleancën euroatlantike. Çdo slogan kundër SHBA është një mesazh anti-shqiptar.”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Spahiu përfundoi duke thënë se nuk e kupton faktin se si mund të bësh fushatë kundër Yuri Kim e jo kundër Veliajt.

spahiu berisha shba yuri kim

Lini një Përgjigje