TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 13:36

14 Maji/ Maliqi kap “mat” kryebashkiakun Hajdari: Ka "shpërthyer" çakulli elektoral dhe zarfat në Kuçovë

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji/ Maliqi kap “mat” kryebashkiakun Hajdari: Ka

Teksa 14 Maji është vetëm pak ditë larg, dëshira e kryebashkiakëve të PS për të bërë investime është rritur.

Protagonist këtë herë në arenën elektorale, është kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari i cili është kujtuar të hedhë çakull në rrugët e lëna në harresë prej vitesh.

Rasti është denoncuar nga “Kandidati i Koalicionit Bashke Fitojmë”, për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, i cili përmes disa videove të publikuar në rrjete sociale tregon fadromat që hedhur çakullin në lagjen e Vidhave, ku dhe do të mbajë takim sot Hajdari.

Ai shkuan se po hidhet çakull elektoral në fshat e qytet dhe po shpërndahen zarfe vetëm për vota.

Maliqi thotë se përpos çakullit elektoral që po shtrohet në Kuçovë qarkullojnë  ndihma me interes vote, ndërsa ka bërë thirrje që më “14 Maj”, këto padrejtësi të ndëshkohen.

“Hajdutër, të pa shpirt, të korruptuar, frikacakë, jeni në panik! Shihni ç'bëjnë tek "Pusi i Gazit", lagjia e Vidhave ku sot bën takim Kreshnik Salillari pengu i oligarkut Pëllumb Hajdari. Kudo çakull elektoral në fshat e qytet, kudo joshje, zarfe, ndihma me interes vote, shtesë të listave me përkrahje sociale që sipas ligjit nuk përfitojnë, shtim punonjësish me kontratë. S'ka popull budalla që mos t'ju kuptoj dhe ndëshkojë, ju gjakpirës të taksave të popullit ju hajdutër ordiner! Ju të pashpirt e pa moral! Ora e ndëshkimit në "14 Maj" po afron!

Kuçova "Kantier Ndërtimi"! Së bashku fitojmë! I përbuzni dhe i shpërfillni këto mashtrime, joshje, presione elektorale! Kuçova do ndryshoj! Bashkia do t'ju kthehet qytetarëve! Të majtë dhe të djathtë, të bashkuar drejt fitores së padiskutuar!”, shkruan Maliqi në reagimin e tij.

lefter maliq kreshnik hajdari kuçovë

Lini një Përgjigje