Politike 3 Maj 2023, 12:09

Armando Subashi, peng i bandave kriminale; mafia i merr të gjitha tenderët e bashkisë Fier

Shkruar nga Pamfleti

Armando Subashi, peng i bandave kriminale; mafia i merr të gjitha

Çudia është, se as drejtësia e re nuk po merret me këtë krye bashkiak xhambaz e hajdut, që me fondet e shtetit dhe taksat e fierakëve, vazhdon e mbush thasët e eksponentëve të botës së krimit...

Edhe pasi i shpëtoi prangave të SPAK për landfillin e Fierit, ngaqë Gjykata e Posaçme refuzoi urdhër-arrestin, krye bashkiaku Armando Subashi nuk po shkëputet nga pazaret e pista që bën me tenderët, në favor të personazheve të botës së krimit.

Në datën 2 maj, ai ka publikuar mbylljen e një tenderi 300 milionë lekë me TVSH, me objekt “Blerje materiale për sistem ndriçimi rrugor e aksesorë”, pa përcaktuar fond limit, por vlerë të pritshme 301 milionë lekë me TVSH.

Armando Subashi, peng i bandave kriminale; mafia i merr të gjitha

Tenderi i është dhënë firmës “VESA 2014 Sh.p.k” të Edison Salit, me mbiemër publik “Çami” në Fier por i fshehur në Vlorë për “sikletet” që ka, trafikant i dënuar në Itali si pjesë e bandës së Geron Xhafajt dhe familjar i kapobandës Renato Sali (Çami) të Fierit.

Për të marrë tenderin, trafikanti Edison Sali, ka përdorur formalisht një firmë tjetër me të cilën ka lidhje, ndërsa krye bashkiaku Armando Subashi, ia ka dhënë me 187 mijë lekë më pak se fondi 301 milionë lekë që kishte vendosur.

Kujtojmë, që më 1 shkurt 2023, Armando Subashi i dha pa garë familjes mafioze “Çami” të Fierit, tenderin me vlerë 870 mijë Euro në një dorë dhe mbi 8 milionë Euro tenderë të tjerë karburanti, ndërtim e riparim rrugësh, objektesh publike, blerje materiale ndërtimi, hidraulike pastrim mbetjesh e leje ndërtimi me firmën “AGA-1 Sh.p.k”.

Çudia është, se as drejtësia e re nuk po merret me këtë krye bashkiak xhambaz e hajdut, që me fondet shtetit dhe taksat e fierakëve, vazhdon mbush thasët e eksponentëve të botës së krimit.

Në një ditë me Armando Subashin, grupi “Çami” i Fierit, ka marrë edhe një tender tjetër me vlerë 110 milionë lekë me TVSH nga kompania “Albpetrol”, për furnizim me tela avolzhimi e materiale ndihmëse.

Armando Subashi, peng i bandave kriminale; mafia i merr të gjitha

Flitet se janë tenderë për efekt milionash të fushatës, por është e saktë, që fuqia e tyre për të marrë miliarda lekë nga Bashkia e Fierit e institucionet e tjera të Qarkut, qëndron në faktin se prej 10 vitesh, Renato Çami është sponsor dhe “dorë e fortë” e PS në Fier për grumbullim votash, siç po vepron edhe në këtë fushatë./Pamfleti

armando subashi pengu mafia fieri bandat kriminale