Politike 9 Mars 2023, 14:13

14 maji, Meta tregon çfarë diskutoi me ambasadoren Kim: S’ka asnjë presion për Berishën!

Shkruar nga Pamfleti
14 maji, Meta tregon çfarë diskutoi me ambasadoren Kim: S’ka

Kreu i PL, Ilir Meta mohoi të ketë pasur presion nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim për Sali Berishën. Teksa u pyet nga gazetarët për takimin e një dite më parë me ambasadoren, tha se mes tyre kishte një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për një opozitë të fuqishme që në vend të funksionojë llogaridhënia.

Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për një opozitë të fuqishme që në vend të funksionojë llogaridhënia. Po kështu e kam falenderuar ambasadoren për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe gratë e partisë së lirisë me institutin republikan edhe sa i takon zgjedhjeve vendore dhe Institutin Demokratik Amerikan”, deklaroi ai.

Meta ka folur ndër të tjera edhe për koalicionin me Sali Berishën.

Besoj se të gjithë e dinë, dhe e mbajnë mend që ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit qendror duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit.”, tha Meta.

ilir meta yuri kim zgjedhjet e 14 majit