TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 10:31

14 Maji/ Rama vazhdon presionin ndaj votuesve: Nuk bashkëpunojmë me kukullat e ‘non gratës’

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Rama vazhdon presionin ndaj votuesve: Nuk bashkëpunojmë me
Edi Rama

Ditën e sotme pas mbledhjes së Kryeseisë së PS, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat për deklaratat se nëse “kandidatët e koalicionit Meta-Berisha marrin drejtimin e bashkive, nuk do të kenë bashkëpunim me qeverinë”.

Rama theksoi se deklaratat nuk janë presion pasi ato që ka përsëritur në takimet elektorale në disa bashiki, kanë qenë për kandidatët e “Bashkë Fitojmë”, pasi qëllimi i këtij koalicioni është të marrë peng bashkitë.

Rama kujtoi më tej faktin që Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

“E para, nuk kam folur as për kandidatë kundërshtarë, as për kandidatë të opozitës, kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një ‘non grata’. Kemi thirrje të përsëritura nga SHBA për të bërë kujdes në këtë pikë.

Aleatët tanë e vendosin se çfarë natyre kanë raportet e tyre me ne. Nuk është një individ dosido. Është një nga personat më të rëndësishëm që mban damkën e një personi të padëshirueshëm.

Nuk është presion. Është një mënyrë për t’u thënë drejtpërdrejt njerëzve se këta kandidatë nuk janë aty për zgjidhur hallet e komuniteteve, por janë për të ngritur barrikada nga pushteti qendror dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte.", tha Rama.

Pas përfundimit të mbledhjes, Rama gjithashtu u shpreh i bindur se do të kenë rezultat që shpërblen punën që kanë bërë gjatë kësaj kohe.

"Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë. Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik. Jemi në një moment ku kemi nisur rritjen më të lartë të pagave në 3 dekada. Kemi dyfishuar të ardhurat për frymë. Këto fakte flasin për një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe për të shkuar para. Më 14 maj vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverie qendrore dhe vendore, patjetër kanë një komponent tjetër që nuk mund ta fshehim, se po ta fshinin do ishim njësoj sikur struci kur fut kokën në rërë, më 14 maj njerëzit duhet të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë, që është të qëndrosh në krah të aleancave strategjike.” , tha Rama.

rama meta berisha 14 maji

Lini një Përgjigje