Politike25 Prill 2023, 22:55

“Kanë fituar zemrën e qytetarëve”, Berisha: Jemi të sigurt në fitoren e kandidatëve tanë në Durrës dhe Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

“Kanë fituar zemrën e qytetarëve”, Berisha: Jemi

“Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës dhe Elbasan po shënojnë suksese shumë të mëdha”, kështu ka deklaruar ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në studion e Panorama TV.

Berisha u shpreh se kandidatët po shënojnë sukses në fushatën e tyre dhe u shpreh i sigurt se do të korrin fitore. Sipas tij këtë e gjë e di dhe vetë Edi Rama, ndaj dhe është i frikësuar.

Unë mendoj se fushata në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan po shënon suksese shumë të mëdha dhe jemi të sigurt në fitoren e tyre, Ketë po e ndjen dhe Edi Rama dhe është shumë i tronditur. Po i ndjek me admirim daljet e tyre televizive dhe fushatën që po bëjnë kanë fituar zemrën e qytetarëve. Janë treguar vërtetë kandidatë të qytetarëve”, u shpreh Berisha.

berisha celibashi boci