TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 17:05

15- vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO/ Rama: Riafrimi i mbështetjes së palëkundur ndaj vlerave demokratike

Shkruar nga Pamfleti

15- vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO/

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh me rastin e 15- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ai tha se ky 15- vjetor është festë e riafrimit të mbështetjes së palëkundur ndaj vlerave dhe parimeve demokratike. Po ashtu ai ka falënderuar sekretarin Blinken.

“Faleminderit Sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë”, shkroi Rama në rrjetin social “X”.

Rama duke falënderuar Aleancën për partneritetit dhe miqësinë, tha se pret të tjera bashkëpunime të frytshme brenda familjes së NATO-s.

“Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin”, tha kryeministri.

edi rama nato antony blinken

Lini një Përgjigje