
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur në SPAK me cilësinë e personit që ka dijeni, lidhur me 21 janarin 2011, ku gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe, u vranë 4 protestues.
Ngjarja është konsideruar si një krim shtetëror, ndërsa SPAK u detyrua të hapë hetimet pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut dhe më pas të Gjykatës së Lartë në Shqipëri.
Por a do të paraqitet nesër kreu demokrat në SPAK?
Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se gjithmonë i është përgjigjur çdo thirrjeje të organeve të drejtësisë. Por ai pretendoi se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje, ndonëse nga SPAK janë publikuar të dhëna se i është dërguar thirrja në 3 adresa: atë të banimit, selinë e PD-së dhe në Kuvend, ku është deputet.
Por një gjë e tillë mohohet nga Berisha dhe demokratët, që e konsiderojnë këtë si një propogandë që synon të mbulojë skandalet e Qeverisë Rama.
Lini një Përgjigje