TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2025, 12:28

"Qeveria dhe mafia janë bërë një", Berisha për atentatin në Rinas: Ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

Shkruar nga Pamfleti

"Qeveria dhe mafia janë bërë një", Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Muçi Shaljanit ndodhi në një nga zonat më të mbrojtura të shtetit, në Rinas, pranë aeroportit.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se atentatorët hynë e dolën pa pengesë dhe kjo s’është rastësi. Sipas tij, kjo “është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një”.

“Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Shaljanit ndodhën në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave. Atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi. Është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një”, shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje