TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2025, 15:55

“21 Janari”, Haxhinasto zbulon arsyen pse Meta kërkoi të dëshmojë

Shkruar nga Pamfleti

“21 Janari”, Haxhinasto zbulon arsyen pse Meta kërkoi të

Deputeti i PL, Edmond Haxhinasto ka komentuar vendimin e Ilir Metës për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011.

Sipas tij Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje, ndaj edhe është ofruar për të dëshmuar.

Haxhinasto u shpreh se në 11 janar sipas pretendimeve ka pasur informacione se do të kishte një protestë të dhunshme, por nuk u morën masat e duhura për ta ndaluar.

“Nuk kam informacion konkret, por ai ka shprehur se ka pretendimet që janë reale për të cilat gjërat dihen botërisht që njoftimi ka qenë që do ketë një demonstrim të dhunshëm dhe nuk janë marrë masat e duhura për të ndaluar këtë. Ka pasur informacion nga ambasadat, institucionet e specializuara dhe masat nuk ishin të tilla për ta ndaluar diçka të tillë. Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje ndaj është ofruar për të dëshmuar”, u shpreh ai.

 

 

2 Komente

  1. M
    Mona

    Me mire , te ofrohet si i PENDUAR

    1. M
      Mona Kryevogli

      Harroi ai monstra se topat me euro që vidhte e numëronte ai vranë 4 mjeranë të pafajshëm? Monika Kr????????

      Lini një Përgjigje