Ish-deputeti dhe themeluesi i “Djathtas 1912” Enkelejd Alibeaj thotë që pragu i fortë i kalimit të Shqipërisë në BE do të bëhet vetëm nëse do të merret në hetim kryeministri Edi Rama, sikurse ka ndodhur në vende si Kroacia dhe Rumania.
Sipas Alibeajt, Rama dhe Berisha kanë një hall të përbashkët me drejtësinë, prandaj po përpiqen të vendosin pengesa, duke iniciuar ndryshime kushtetuese.
“Pse ka një motiv që do duhet të ketë një ndryshim kushtetues dhe një centralizim edhe më të madh të pushtetit? Është trajektorja e regjimeve hibride si ai që ka krijuar Rama. Shndërrimi në një autoritarizëm ekstrem të çon drejt një eskalimi, për të qenë i vetëm dhe asfiksues për çdo alternativë tjetër. Faktet e para një apo dy muajsh këtë tregonin, janë ekzistuese edhe sot.
Rama dhe Berisha që legjislaturën e kaluar i bën provat gjeneralë me Kodin Zgjedhor, amnistinë penale. Treguan që s’kanë asnjë cipë morale për të bashkuar votat, jo në interes të qytetarëve shqiptarë.
Raporti konfliktuan që kanë me drejtësinë, si njëri dhe tjetri, deri edhe personal, është i mjaftueshëm që t’i çojë në këtë bashkëpunim me disa synime: Asfisko çfarëdo mundësie për flukse të reja politike, dhe me një kosto nga ana e Berishës, duke e pranuar që s’e mund dot Ramën, i mjaftohet të jetë në opozitë i dobishëm për Ramën, për të ashtuquajturat reforma.
Rama në pragmatizmin banal shqiptar pranon çfarëdo rritje të pushtetit të vet edhe pse i palegjitimuar në publik. Por edhe Berisha mjafton të jetë në opozitë të përjetshme, i paaftë për të patur një platformë dhe frymëzim, synimi është që të shkatërrojë çfarëdo sfidanti për vendin e tyre.
Komision i Reformës Zgjedhore, kërcet ideja pse e kërkon Edi Rama. Jo vetëm kaq, por është arkitekti që në 2020-ën, hoqi koalicionet, e me radhë. Nga ana e opozitës s’ka një platformë, ide, çfarë kërkojnë këta. Është fare e qartë që ky Komision i Reformës Zgjedhore, tregon fare qartë që e kanë për interesin e tyre personal. Mos harrojmë që kanë një hall të përbashkët, drejtësia. Kushdo që i ndjek nga pak zhvillimet politike kupton që ka një revansh, një impuls të ri, të sistemit të drejtësisë, SPAK-ut, BKH, gjykatave. Është e logjikshme për një mendje mesatare që avancimi i drejtësisë po synon majën. Nuk ka asnjë pengesë juridike që të fillojë hetimi, të merret si person nën hetim, t’i jepet akuza, dhe të merret masa e sigurimit.
Siç unë e shoh metastazat e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë shtrirë kaq shumë, saqë unë mendoj se pragu i fortë i kalimit të këtij vendi në BE, do të kalohet vetëm nëse do të ndodhë një proces i marrjes nën hetim, edhe i postit më të lartë qeveritar. Ka ndodhur në Kroaci dhe Rumani. E nuhasin edhe këta, ndaj janë duke vendosur pengesa.", tha Alibeaj.
Lini një Përgjigje