TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 11:17

A ka një emër PD si kandidaturë për Bashkinë Tiranë? Këlliçi: Për çfarë jemi dakordësuar

Shkruar nga Pamfleti

A ka një emër PD si kandidaturë për Bashkinë

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se me aleatët janë dakordësuar për një kandidaturë në Tiranë që, sipas tij, do të unifikojë të gjithë spektrin opozitar.

Këlliçi shtoi se janë diskutuar emra të përveçëm, por që nuk do ta bëjë publike, duke theksuar se ka edhe dakordësinë e PD-së.

"Ishte një takim shumë pozitiv e produktiv, kemi rëndë dakord për një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës që forcat politike kanë një lloj konsensusi për të dalë me një emër, i cili mund të përballet në ditën më të parë me Ogerta Manastirliun, kandidaten që simbolizon COVID dhe vdekjen në kryeqytet e ta mposhtim.

Kemi diskutuar emra të përveçëm, kemi rakorduar sa i përket profilit që do të duhet të kemi për një kandidat. Unë s’kam ndërmend të dal me emra konkret ditën e sotme. Do të shqyrtojmë çdo propozim e emër", tha Këlliçi

Ky emër a e ka dakordësinë tuaj?

Ky emër ka marrë OK nga ana jonë për t’u shqyrtuar, do ta shqyrtojmë në ditët në vijim sepse edhe koha nuk pret. Do ia bëjmë me dije publikut, të kemi një kandidaturë që të bëjë ndryshimin në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje