
Pas negociatave me Partinë Demokratike, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri tha se i rëndësishëm është një kandidati unifikues jashtë polëve politikë për opozitën. Ai theksoi se parimi është më i rëndësishëm se emri.
“Jam dakord që të respektohet propozimi ynë që një kandidat jashtë pol, mbi palët, të unifikojë opozitën. Jemi dakord me parimin, nuk është i rëndësishëm emri. Jemi te parimi, emri është dytësor. Kemi dhënë edhe ide të reja. Absolutisht po, për ne ka rëndësi parimi dhe nuk po vëmë kushte për emrin. Ne nuk po vëmë kushte. Po respektohet ky parim, ndryshe ne nuk do ishim këtu. Ne mendojmë se kjo është forma. Një model që është totalisht e kundërta e Manastirliut. Një njeri profesionist, publik, që i ka vërtet shanset dhe është model tjetër. Nuk po vëmë asnjë lloj kushti për emrin”, tha Kapri për "Klan Tv".
Lini një Përgjigje