TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 19:05

Adriatik Lapaj: Jemi pranë mandatit të parë në Fier, çdo votë është amanet

Shkruar nga Pamfleti

Adriatik Lapaj: Jemi pranë mandatit të parë në Fier,

Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se subjekti politik që ai drejton është shumë pranë sigurimit të mandatit të parë parlamentar, konkretisht në qarkun e Fierit.

Në një prononcim për mediat, Lapaj u shpreh se, sipas projeksioneve aktuale, koalicioni i tij ka kaluar 7000 vota në Fier dhe me përfshirjen e votave të diasporës synon të arrijë në 9000 vota, shifër që mund t’u japë mandatin e parë në Kuvend – duke ia marrë atë Partisë Socialiste.

“Ne po kujdesemi që çdo votë e hedhur nga qytetarët të numërohet. Po numërohet në çdo tavolinë. Me këtë projeksion që jemi tani, mendoj se mandati i parë për lëvizjen tonë do të jetë në qarkun e Fierit," tha ai.

Lapaj theksoi se këto janë vota dinjiteti, duke e konsideruar mbështetjen për Nismën si një “bimë të re të mbjellë me shumë përkushtim”. Ai kritikoi gjithashtu mungesën e bashkimit të forcave të reja politike, të cilën e cilësoi si një pengesë që i ka penalizuar në këtë proces.

“Jam këtu për të mbrojtur çdo votë, sepse e konsiderojmë si amanet të çdo qytetari. Kjo është një bimë e re që ne po e mbjellim me shumë dinjitet dhe janë 70 mijë vota dinjiteti. Mandati, nëse e marrim ne, i hiqet PS-së”, përfundoi ai.

Me numërimin drejt fundit dhe përfshirjen graduale të votave të diasporës, pritet me interes nëse Nisma e Lapajt do të bëjë realitet hyrjen e saj të parë në Parlamentin shqiptar.

Lini një Përgjigje