TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 15:05

Afera CEZ-DIA, Remeo Kara: Marrëveshje e pastër korrupsioni, Meta udhëtoi personalisht në Pragë

Shkruar nga Pamfleti
Afera CEZ-DIA, Remeo Kara: Marrëveshje e pastër korrupsioni, Meta
Romeo Kara

Ish-juristin e OSHEE-së, Romeo Karaj, i cili ka kallëzuar në SPAK Ilir Metën për aferën CEZ-DEA ka dhënë  detaje në lidhje me atë që ai e konsideron marrëveshje korrupsioni.

Ai tha se marrëveshja është lidhur në Pragë më 1 shkurt 2011, ndërsa tha se ka pasur dhe një takim sekret mes Ilir Metës dhe ish-administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj

Kemi të bëjmë me një marrëveshje korrupsioni. Marrëveshja DIA-CEZ është lidhur vetëm pasi është bërë një vizitë jo e autorizuar dhe kjo provohet nga  vetë deklaratat e Berishës, e Metës dhe Ismailajt në Pragë. Kjo marrëveshje është lidhur me 1 shkurt 2011 në mënyrë të plotë. Për t‘u lidhur kjo marrëveshje në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk besoj se ka proces-verbale takimi i tij me drejtuesit më të lartë të të CEZ në Pragë”, theksoi ai në “Euro News”.

Një ditë më parë, Meta u mor në pyetje nga SPAK për mbi 3 orë, pasi prokuroria dyshon se pakti CEZ-DIA ishte një aferë e pastër korrupsioni.

 

cez-dia romeo kara ilir meta

Lini një Përgjigje