TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 14:42

“Kushtetuesja” rrëzoi bordin për ushqimet, Balla: Të mira apo të këqija, vendimet e gjykatës duhen pranuar

Shkruar nga Pamfleti
“Kushtetuesja” rrëzoi bordin për ushqimet, Balla: Të
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në Kuvend në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar aktin normativ për monitorimin e çmimit të ushqimeve.

Balla u shpreh se mazhoranca nuk i komenton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por i pranon ato të mira apo të këqija.

“U përmendën këtu vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk i komentojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të mira të këqija, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen pranuar nga të gjithë. E përshëndesim Gjykatës Kushtetuese që merr vendime dhe jemi të detyruar t’i respektojmë ato vendime. Prandaj kolegët që folën këtu që këtu nuk ka ‘check and balance’, që këtu nuk funksionon, ja pra që paska vendime të një gjykate supreme siç është Gjykata Kushtetuese që zhbën vendime të caktuara të qeverisë, apo të Kuvendit. Akti normativ në fjalë ka pushuar së ekzistuari për shkak të atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Ja pra që në fakt, gjithë ajo bolori që këtu nuk ka gjykata, këtu nuk ka drejtësi, ja vendimi i djeshëm. Dhe në fakt gjithë ai debat që u bë në mëngjes që u munduam t’ua shpjegojmë kolegëve edhe në konferencën e kryetarëve lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për komisionet hetimore. Po. Na duhet urgjentisht sepse Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore parlamentare. Si tu themi? Jemi pak të zënë tani sepse kemi një problem të brendshëm?”, tha Balla.


Sipas Ballës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar.

“Duhet që vendimet e Gjykatës Kushtetuese ne ti zbatojmë një më një. Ajo që kemi bërë është që kemi ngritur në mënyrë urgjente një i të posaçëm për ndryshimet në ligj dhe transpozimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje