TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 20:56

Afera McGonigal, Rama del sërish me mesazh të koduar: Jo gjithçka është bardhezi

Shkruar nga Pamfleti

Afera McGonigal, Rama del sërish me mesazh të koduar: Jo

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim surprizë në rrjetet sociale.

Që kur ndodhi skandali “McGonigal”, ai i është shmangur përgjegjësisë dhe ka dhënë gjithmonë mesazhe të koduara.

Kur PD protestonte më 11 shkurt, Rama doli duke bërë poça balte dhe dha një mesazh të koduar “se kur të mbyllet një rrugë, hapet një tjetër”. Ndërkohë sot ai ka bërë të njëjtën gjë.

Rama ndodhet në Japoni dhe ka hedhur një foto në rrjetet sociale me një arush panda. Rama shkruan: "Panda thotë jo gjithçka është bardhezi".

Duket se mesazhi i tij lidhet po me dosjen e FBI, ku kryeministri i ka punët keq.

 

rama panda bardhezi

Lini një Përgjigje