Politike13 Nëntor 2023, 15:32

Agron Duka mbështet aksionin e opozitës: Të bashkohet dhe Basha që të kemi një shans në 2025

Shkruar nga Pamfleti

Agron Duka mbështet aksionin e opozitës: Të bashkohet dhe Basha

Kreu i partisë Agrare Ambientliste, Agron Duka, nga Fieri deklaroi për mediat se mbështet aksionin e PD në Parlament, pavarësisht se personalisht mendon se për buxhetin pakica duhet të lëre hapësirë për diskutime.

Nga ana tjetër, Duka pati edhe një thirrje për Lulzim Bashën, që të bashkohet me pjesën dërrmuese të opozitës, pasi në të kundërtën fitoren në zgjedhjet e 2025 e sheh shumë të largët.

“Opozita e ka ndërmarrë këtë veprim e kushtëzuar nga mazhoranca, janë mbyllur hapësirat dhe të drejtat kushtetuese që gëzon opozita nuk janë dhënë dhe Kodi Zgjedhor, opozita e ka parë të nevojshme që të tërheq vëmendjen e mazhorancës dhe ndërkombëtarëve. Unë si parti, dua që të përdor dhe fjalën si armë kryesore, por nuk dal kundër opozitës, opozita nuk ka shkuar për hallin e Berishës, ka shkuar për hallin e opozitës, a ka element brenda opozitës  që, por janë pak. I bëj thirrje spektrit opozitar përfshirë dhe Lulzim Bashën që t’i bashkohet opozitës, pavarësisht se ka ndasi përmes tyre, nëse arrihet kjo ka shpresë për zgjedhjet parlamentare të 2025, nëse jo, shpresat janë shumë të pakta”, tha Duka.

duka pd