TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 11:21

Agron Malaj kandidat për deputet, Këshilli Bashkiak zgjedh Myslym Zenelin kryetar të komanduar të Matit

Shkruar nga Pamfleti
Agron Malaj kandidat për deputet, Këshilli Bashkiak zgjedh Myslym
Agron Malaj

Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj.

Myslym Zeneli do të drejtojë bashkinë e Matit pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputet.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku edhe u miratua unanimisht dorëheqja e Malajt.

19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në këtë mbledhje jashtë radhe e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës. Pas miratimit të dorëheqjes së Malajt këshilli votoi për dy zv/kryetarët e Bashkisë ku me 17 vota u zgjodh Myslym Zeneli kundrejt 1 vote për Flutura Biba dhe një votë e pavlefshme.

Kryetari tashmë në detyrë Myslym Zeneli tha se administrata do të jetë e përkushtuar maksimalisht për vijim normal të shërbimeve dhe investime ndaj qytetarëve.

Mbrëmjen e djeshme, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, ka dërguar një mesazh në studiot televizive ku kërkoi të pytej Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, nëse Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj.

Ai tha se nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë Partia Socialiste ka gabuar me këtë zgjedhje.

“Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar”, tha Nika.

Emrat e kandidatëve të Qarkut Dibër për Partinë Socialiste pritet të zbardhen në Asamblenë e kësaj force politike që do të mblidhet në orën 19:00.

agron malaj

Lini një Përgjigje