Politike 6 Dhjetor 2023, 16:08

Aksioni i opozitës në Kuvend, Açka: Mbështes nismën e kolegëve, ngritja e komisioneve jetike!

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i opozitës në Kuvend, Açka: Mbështes nismën e

Deputetja e PD-së, Flutura Açka duke folur për aksionin e opozitës në Kuvend, u shpreh se mbështet kolegët dhe është pro kërkesës për ngritjen e 8 komisioneve hetimore.

Në një intervistë për “OraNews”, ajo u shpreh se nuk ka pasur thirrje nga kolegët për tu bërë pjesë e protestës me flakadanë në Kuvend, por edhe nëse do e kishte marrë nuk do të preferonte kaosin.

"Kam qenë shumë aktive. Ka deputetë që zgjedhin flakadanë për të operuar para publikut. Nuk kam patur ndonjëherë një ftesë për të tilla aksione. Ndoshta edhe organizatorët e këtyre aksioneve e dinë që qasja ime me parlamentin është e një forme tjetër. Në kërkesën për komisionet hetimore mund të mos jetë firma ime në të gjitha prej tyre por miratoj nevojën e ngutshme që ka opozita për mënyrën si qeveria po përdor fondet e qytetarëve. E miratoj kërkesën e kolegëve të opzitës për ngritjen e 8 komisioneve hetimore’’, tha ndër të tjera Açka.

açka opozita