TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2023, 17:11

“Akt rrugaçërie”, Berisha akuza Nikollës: Futi në mënyrë tinëzare në rend dite kërkesën tonë për komisionet hetimore

Shkruar nga Pamfleti

“Akt rrugaçërie”, Berisha akuza Nikollës: Futi

Ish kryeministri, Sali Berisha në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare, ka deklaruar se Lindita Nikolla futi në rend dite, në mënyrë tinëzare, sipas tij, kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve Hetimore.

Berisha e quajti këtë veprim një akt rrugaçërie dhe shkelej e rregullores nga Nikolla, të cilën ai e quajti si vegël të kryeministrit Edi Rama.

Pak çaste më parë shqiptarët panë një akt rrugaçërie, të papërsëritshme. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht, një njeri i keqpërdorur nga Rama, duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren, futi në rend dite pasi u votua rezoluta, atë që s’mund të ndodhte kurrë.

Sepse në çdo parlament reni miratohet në mëngjes. Në mënyrë tinëzare, futi kërkesat e opozitës për kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore”, tha ai.

berisha nikolla

Lini një Përgjigje