
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”.
Celibashi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dijeni për këtë rast, ndërsa theksoi se çdo denoncim i tillë duhet të hetohet nga organet kompetente.
Celibashi u shpreh i bindur se nuk ka fletë votimi të shtuara dhe as të trafikuara. Ai shtoi se vlerëson pretendimet për integritetin e votës së emigrantëve.
“Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.
Administrimi i këtij procesi nga KQZ është model. Duke thënë këtë, nuk dekurajoj askënd dhe respektoj të drejtën e gjithkujt për të kontestuar dhe për të prezantuar çfarë mbështet pretendimet e subjektit. Kemi të gjithë dokumentacionin që konfirmon atë që thamë, ky proces është zhvilluar model. Jap garanci që standardi e integriteti është i plotë. Jemi të gatshëm t’i japim përgjigje çdo lloj pyetjeje.
Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar”, tha Celibashi në një deklaratë për mediat.
Lini një Përgjigje