
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet lidhur me akuzat e Adriana Kalasë ndaj deputetes Jorida Tabaku. Kalaja akuzoi Tabakun se “20 mijë votat ia bleu Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën”.
Lidhur me këto akuza, Berisha tha se Kalaja ka folur pa fakte. Ai u shpreh se Kalaja është një luftëtare e madhe e lirisë, ndërsa vlerësoi edhe Jorida Tabakun duke thënë se ajo bëri një fushatë intensive.
“Zonja Adriana Kalaja është luftëtare e vendosur. Zonja Kalaja dhe kushdo tjetër, nuk ka të drejtë pa fakte të akuzojë ndonjë njeri. Unë vetë kam thënë se Jorida Tabaku ka bërë një fushatë intensive.
Por, nëse Edi Rama për Olta Xhaçkën, urdhëroi që asnjë kuti mos hapet, unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe çdo kandidat që ka dyshime se i janë bërë padrejtësi, e ftoj të marrë dokumentacionin dhe ta vërtetojë. Ne nuk jemi parti që themi, mos të hapen kutitë. Parimi ynë është që të kërkosh të drejtën tënde”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje