TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2023, 12:02

Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD, Celibashi: Nëse gjenden ngjashmëri, njërës palë i ndalohet përdorimi

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD,

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se nuk ka ende një infromacion se sa kandidatë ka depozituar PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit.

Në një komunikim me gazetarët ai theksoi se aktualisht janë 147 kandidatë për kryetarë bashkie.

Në total sipas kryekomisionerit janë 22 mijë e 607 kandidatë për këshillat bashkiak dhe kryetarë bashkie.

“Akoma nuk e kemi informacioninn dhe kjo jo për neglizhencë por duke qenë se procesi i dorëzimit të dokumenteve për zgjedhjet vendore që një pjesë dorëzohen në KQZ dhe një pjesë në KZAZ e kemi të pamundur se jemi në proces vlerësimi për të dhënë përgjigje të saktë. Sot ose nesër do kemi informacion të saktë. Të dhëna s’mund të jap me këtë proces deri tani. Ne na rezulton që janë 24 subjekte zgjedhore që kanë dorëzuar listat shumë emërore në KQZ dhe 38 në KZAZ. Janë 147 kandidatë për kryetarë bashkie, pra dokument i depozituar, janë 7 kandidatë të propozuar nga zgjedhësit 5 për këshillin bashkiak dhe 2 për kryetar bashkie. Deri tani 22 mijë 607 kandidatë.”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ ka folur gjithashtu edhe për ankimimin e Enkelejd Alibeajt për simbolet e PD që supozon të jenë përdorur në koalicionin Berisha-Meta.                                

“Me siguri që simbolet e një partie politike s’mund të përdoren nga një subjekt tjetër. Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që s’ka të drejtë të përdorë logon me inicialet e subjektit tjetër ndalohet t’i përdorë. Do vlerësuar ngjashmëria, nëse krijon konfuizon te zgjedhësit, do e përdorë subjekti që e ka si logo, tjetri ndalohet t’i përdorë”, tha Celibashi.

pd berisha alibeaj

Lini një Përgjigje