Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga demokratët që të ndahen nga Sali Berisha. Ai u shpreh se PD duhet të futet në një proces riorganizmi. Sipas tij opozita duhet të qartësoje filozofinë politike dhe rruga që duhet të ndjekë, është mbajtja e marrëdhënieve të forta me perëndimin.
“Opozita ka nevojë që të qartësojë atë që është filozofia politike. Disa gjëra reference të vegjël se ca do thotë kjo filozofi. Do duhet mbajtja e raporteve të forta me perëndimin. I gjithë ky tallaz që ka ndodhur në këtë dy vite, ka nisur që nga shpallja non grata e Berishës. E dyta është të formësohet si një forcë e qendrës së djathtë, me dije, vlera, që nuk duhet të jenë thjesht të shkruara, pro të marrin jetë në veprimtarinë e përditshme dhe aksionin e PD-së”, tha ai në “Top Story”.
Sipas Enkelejd Alibeajt, opozita duhet të ndahet nga “non grata”. Ai shtoi se berishizmi më i madh është te Ramë, për të cilin thotë se ka idhull Berishën e dikurshëm.
"Opozitë është të kesh aftësi të distancohesh nga non grata. Rama ka në oborrin e tij tre copë. Duhet të kesh aftësi të bësh një formacion politik që të ketë fytyrën e perëndimit. Të ketë ofertë serioze ndaj publikut, shërbim ndaj publikut. Të gjitha këto Rama i ka zero. Nëse brenda PD-së, ai që ka qenë dhe është një tension i brendshëm, është ai që quhet berishizmi, berishizmi më i madh është Rama. Modeli idhull i Ramës, është Berisha i dikurshëm", tha Alibeaj.